BallinaPolitikeMesazhi i kreut të opozitës për socialistët e ndershëm: Pastroni PS nga...

Mesazhi i kreut të opozitës për socialistët e ndershëm: Pastroni PS nga ndikimi dhe figurat e krimit

Mesazhi i kreut të opozitës për socialistët e ndershëm: Pastroni PS nga ndikimi dhe figurat e krimit

Atje ku ka politikanë të inkriminuar dhe të pandëshkuar nuk mund të ketë drejtësi, nuk mund të ketë liri, nuk mund të ketë demokraci, nuk mund të ketë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

Unë u bëj thirrje njerëzve të ndershëm të Partisë Socialiste që të bëjnë presion për pastrimin e partisë së tyre nga ndikimi i krimit dhe figurat e krimit.

Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm që të ushtrojnë gjithë presionin e tyre për të pastruar politikën nga kanceri i krimit që ka kapur qeverisjen dhe po shtrin metastazat e tij në çdo fushë të vendit.

Pushteti juaj është shumë i madh dhe para tij nuk ka kriminel dhe politikan që mund t’i bëjë ballë.

Unë dhe e gjtihë opozita jemi me ju në këtë betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit.

Ora e Shqipërisë së gjithë shqiptarëve po afron. Le t’i japim vendit dhe fëmijëve tanë ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që meritojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular