BallinaAktualitetNoka: Rama do të ikë, Shqipëria shumë shpejt edhe në zgjedhje të...

Noka: Rama do të ikë, Shqipëria shumë shpejt edhe në zgjedhje të parakohshme!

spot_img
spot_img

Ish-deputeti Flamur Noka ka dhënë një deklaratë të fortë nga Shkodra, aty ku ka pritur vendimin e gjykatës për kolegun Bardh Spahia dhe katër të arrestuar të tjerë, të akuzuar  për sulm ndaj KZAZ-ve dy ditë më parë.

Noka e konsideroi gjyqin ndaj Spahisë si politik, por pavarësisht të gjithave, “Edi Rama do të ikë” theksoi ai dhe Shqipëria do të ketë shumë shpejt edhe zgjedhje të parakohshme.

“Janë banda në pushtet dhe banditë me uniformë, – tha Noka. –  Ndaj të jeni të sigurtë se asgjë nuk na ndal, asgjë nuk na step në rrugën tonë për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë. Edi Rama ta harrojë se mund të kërcënojë, mund të frikësojë, me gjyqe politike, me prokurorë apo gjyqtarë politikë, opozitës dhe qytetarët e lirë të këtij vendi.

Data 30 nuk është datë zgjedhjesh. Data 30, Edi Rama mund të bëjë zgjedhje në partinë e tij, se s’i ka bërë, por në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje, sepse është antikushtetuese. Datë zgjedhjesh do të ketë vetëm kur Presidenti do ta dekretojë. Atëherë është konform Kushtetutës.

Ndaj, Edi Rama ta harrojë datën 30 dhe aksioni ynë do të vazhdojë deri në realizimin e qëllimit të tij. Rama do të ikë! Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira pa Edi Ramën. Shqipëria do të ketë shumë shpejt edhe zgjedhje të parakohshme.”

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular