BallinaKronikeVideo/Shpërthimi i një babai: Ma morën djalin me 50 policë sikur ishte...

Video/Shpërthimi i një babai: Ma morën djalin me 50 policë sikur ishte kriminel, se tha ‘Rama ik’!

Paraditen e sotme rreth orës 9 është zhvilluar seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 9 të arrestuarve për protesta përpara  KZAZ-ve 16 e 17, më 19 qershor në Burrel e Klos.

Seanca aktualisht po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk janë lejuar të futen, as familjarët e të akuzuarve dhe as media. Por mediat raportojnë se dhjetëra familjarë janë mbledhur para Gjykatës së Matit. Ata të indinjuar e kanë quajtur të turpshëm arrestimin e të afërmve të tyre, por mbi të gjitha vendimin e togave të zeza, për ta zhvilluar gjyqin me dyer të mbyllura.

Një nga familjarë e të arrestuarve, Shkëlqim Dedja, mësues matematike dhe babai i Enea Dedja, 20 vjeç, ka kërkuar me këmbëngulje në dyert e gjykatës të marrë pjesë në seancë. Ai deklaroi për mediat e shumta të pranishme aty, se djali i tij ka protestuar në mënyrë të ligjshme dhe në mbrojtje të Kushtetutës.

“Aty janë fëmijët tanë. As kanë vrarë e as kanë prerë, as drogë nuk kanë shitur. Protesta është e ligjshme. Ishin në mbrojtje të Kushtetutës. Paligjshmëria është këtu. E kanë arrestuar djalin tim si kriminel dhe Eskobarit të Ballkanit i keni çuar drejtorin e policisë dhe djalit tim inxhinier elektrik i çoni 50 forca policie. duke na terrorizuar familjen. Dua të jem në sallë, mos të bëhet gjyqi pa qenë në sallë përndryshe do të protestoj. Nuk jam kriminel as unë, as djali im. Asnjë avokat të mos e mbrojë djalin tim, le të dënohet për gjyq politik, askush të mos e mbrojë djalin tim, do e mbroj vetë. Janë protestues jo kriminelë. Jam familje intelektualësh dhe terrorizoni familjen time. Dua të jem pranë djalit. Thuaja gjyqtarit, ose të pezullojë gjyqin”, ka thënë ai për Ballkanweb.

Dedja dhe shumë familjarë të tjerë gjithashtu u kanë thënë gazetarëve të instaluar përpara gjykatës së Rrethit Mat, se mëkati I vetëm I familjarëve të tyre është se kërkojnë zgjedhje të lira dhe kërkojnë largimin e një kryeminstri të korruptuar që është kapur “me presh në duar” duke vjedhur votën dhe jo vetëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular