Nuk ka zgjedhje në 30 qershor’.
Lideri i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha duke folur në një intervistë për Radio Europa e Lirë thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri ‘pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion.
Sipas kreut të PD-së ky është kusht i panegociueshëm i opozitës.
Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm ‘hedhje hi syve’ të qytetarëve.