BallinaAktualitetVIDEO/ Tërmet Peçi provokon protestuesit nga xhami makinës, qytetarët i kthehen: Tërmet...

VIDEO/ Tërmet Peçi provokon protestuesit nga xhami makinës, qytetarët i kthehen: Tërmet i drogës

Ka mbërritur në Përmet kryeministri Rama i cili është pritur nën thirrjet e forta të protestueve për largimin e tij nga posti. Por ajo që spikati më tepër ishte Tërmet Peci, kryebashkiaku i Tepelenës, i cili në momentin kur makina e tij ka kaluar para protestës ka dalë dhe ka provokuar protestuesit por dhe ish-deputetin e PD-së Tritan Shehun.

Por, në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun. “Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?”. Ndërsa protestuesit vijonin me thirrjet “Rama ik”.

Duke se një person afrohet dhe e detyron të futet sërish brenda makinës. Nga Tepelena kanë ardhur militantë të Parisë Socialiste të cilët pretendojnë se janë një komb dhe kjo është arsyeja pse duhet të marrin pjesë në takimin elektoral të Ramës në Përmet.

Nuk kanë munguar as reagimet nga kampi tjetër i protestuesve të cilët nëpërmjet një gjuhe fyese kanë komentuar veprimin e Termet Pecit por dhe fushatën elektorale të Edi Ramës. Gjithashtu këtë veprim e ka komentuar dhe ish-deputeti i PD Tritan Shehu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular