BallinaAktualitetParashikimi i yjeve për ditën e sotme, e martë 25 qershor 2015

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e martë 25 qershor 2015

Dashi

Me Marsin dhe Mërkurin aspak në favor, vazhdon të kesh vështirësi për të pranuar disa ndryshime në shtëpi apo familije, të cilat do doje t’i kishe evituar. E megjithatë, gjithçka kthehet në eksperiencë dhe është e rëndësishme të kuptosh se disa ndodhi janë shumë të rëndësishme për rritjen tënde. Në punë, Saturni vazhdon të të kërkojë impenjim dhe sakrificë. Përsa i përket dashurisë, përjetojeni me moskokëçarje.

Demi

Sot Hëna të ndriçon fushën e miqësive dhe të vë në kontakt me dikë mpër të cilin/ën ke patur gjithnjë vlerësim. Mërkuri të bën të ëmbël në komunikim. Ke një tn zëri të këndshëm dhe të ngrohtë.

Në dashuri ke shumë pretendime dhe , jo në të gjitha rastet, partneri/ja është i/e gatshëm/e t’ju kënaqë. Përse nuk provoni të jeni pak më komod/e për të?

Binjakët

Me Hënën kundër, sot nuk arrin të mbash gjuhën lidhur gjatë një diskutimi polemizues, sidomos në fushën profesionale. Mos harxho energjitë e tua në gjëra sipërfaqësore. Me Afërditën në shenjë, ke mundësinë t’i përqendrosh vëmendjet e tua në dashuri, në çdo formë manifestimi. Jeta në çift ka bekimin e yjeve sot!

Gaforrja

Hëna në shenjë sot të bën të ndjekësh me gëzim dhe besim aspiratat e tua më të larta. Je i/e fortë dhe i/e vendosur për të çuar deri në fund projektet që ke për zemër si në punë edhe në dashuri.

Mërkuri në shenjën tënde sugjeron ide gjeniale për të bërë gjëra të vogla por domethënëse për avancimin në karrierë. Në fushën e ndjenjave ndërkohë, mund të kesh besim tek vëmendja e partnerit/es.

Luani

Hëna dhe Afërdita në aspekt të disfavorshëm, vazhdojnë të sjellin mosmarrëveshje në çift dhe dikush mund të ketë ndjesinë se ka ndjenja për ju, por në të vërtetë, nuk ekzistojnë dhe janë vetëm fryt i fantazisë.

Në punë je i/e impenjuar të kuptosh metodat dhe teknikat e reja për ty. Lëre Marsin dhe Mërkurin t’ju ndihmojnë, duke favorizuar miqësitë dhe komunikimin.

Virgjëresha

Do jeni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë as të shkoni në punë. Fatmirësisht, do dini si të riktheheni aktivë dhe do e merrni gjithçka me sportivitet.

Peshorja

Sot nuk ndiheni shumë në formë për të ndërmarrë impenjime të reja, sin ë punë edhe në familje. Ka situata personale që të bëjën të vuash dhe të bëjnë të humbasësh entuziazmin drejt së ardhmes. Nuk është rasti për t’u dorëzuar. Me Afërditën pro’, mund të kesh besim tek mirëkuptimi i shkëlqyer me partnerin/en.

Nëse je single, një i panjohur do ju bëjë për vete!

Akrepi

Sot yjet janë veçanërisht dashamirëse në drejtimin tuaj dhe ju japin mundësinë për t’ju dedikuar aktiviteteve që ju entuziazmojnë dhe ju stimulojnë krijimtarinë.

Në fushën profesionale, je i/e pamposhtur dhe, me mbështetjen e Marsit, arrin të kesh shumë karizëm tek kolegët. Në fushën sentimentale, Afërdita vazhdon t’ju propozojë takimin me dikë që keni lënë disa gjëra pezull.

Shigjetari

Hëna dhe Jupiteri kundër sot mund t’ju shkaktojnë ankth, sidomos nëse situata familjare është e komplikuar. Ti e di që nuk mund të bësh asgjë për të përmirësuar situatën, por shpreson në një ndërhyrje të fatit. Afërdita kundër sjell moment kritike edhe në jetën në çift.

Nëse je single, mjaft ndoqe një person që nuk e meriton vëmendjen tënde.

Bricjapi

Ndihesh me energji të shteruara dhe do kishe nevojë për pak pushim për të shkëputur spinën nga gjithçka që po ju konsumon.  Hëna të këshillonm të bësh një udhëtim të shkurtër, në mënyrë që të ndryshosh perspektivën dhe këndvështrimet. Në punë arrin t’i menaxhosh më mirë gjërat se ç’bën në jetën sentimentale. Dëgjo këshillat e një kolegu të besuar.

Ujori

Hëna sot të kërkon të jesh më praktik/e dhe të menaxhosh me më shumë efiçencë disa situate ekonomike që mund të kenë impakte të rëndësishme në karrierën tënde. Ritmet e punës janë shumë frenetikë dhe trupi yt mund të ndjejë peshën e stresit. Fatmirësisht, mund të këshillohesh me një jetë të mirë sentimentale. Afërdita të bën të jesh partner/e i/e jashtëzakonshëm/e dhe i/e nxehtë.

Peshqit

Hëna në shenjë sot nxjerr në pah ëmbëlsinë tënde në rrethana në të cilat të tjerët mund të ndjenin pendesë. Mirësia shpirtërore që ke të nderon. Me Afërditën kundër, nuk është e thjeshtë të ruash qetësinë ndaj personave që ju bëjnë të vuani. Në punë, Marsi dhe Mërkuri të ftojnë të marrësh iniciativa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular