BallinaAktualitetMeta: Kush vijon me paligjshmëri do marrë të gjitha përgjegjësitë

Meta: Kush vijon me paligjshmëri do marrë të gjitha përgjegjësitë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar prerë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe se kjo datë nuk ekziston për zgjedhje. Në një konferencë urgjente për media pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, Kreu i Shtetit ka paralajmëruar mazhorancën, me në krye kryeministrin Edi Rama, se do të përballen me ligjin, nëse vijojnë me paligjshmëri.

“Gjithçka që u pa dje ishte shfaqje e rëndomtë që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Jemi ne situatë paradoksale, ku Presidenti ka anuluar me dekretin datën ë zgjedhjeve, ndërkohë që mazhoranca në paligjshmëri të plotë vijon teatrin. Dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve është marrë në vlefshmëri të plotë, ndaj dhe vetëm gjykata mund ta shqyrtojë. Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga shantazhet, pasi askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit. Vazhdoj të jem i duruar, të pres reflektimin e tyre. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës mbetet vetëm dialogu politik dhe respekti i ligjit nga të gjithë”, u shpreh Meta.

A ka Presidenti plan B?
Janë shpërdoruar mbi dy javë, që kur krijova këtë dritare për dialog dhe reflektim nga të dy palët. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, por Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake, por pa dyshim që lidhur me 30 qershorit si zgjedhje, kjo datë ka rënë, nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të zhvillojë zgjedhje partiake, është i lirë. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës, kush vazhdon me kokëfortësi do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do ta justifikojë dot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular