BallinaAktualitetNë 30 qershor, Artan Fuga sheh një konflikt social me përmasa të...

Në 30 qershor, Artan Fuga sheh një konflikt social me përmasa të mëdha

Akademiku Artan Fuga paralajmëron se organizimi i zgjedhje pa opozitën me 30 qershor do të shoqërohet me përplasje të ashpra. Në emisionin “Tempora”, Fuga shton se përmasat e konfliktit do të jenë të përmasave të madha, aq sa do të duhet kohë për tu rikthyer në normalitet.
“Sigurisht që e diela është moment kur për herë të parë procesi electoral dhe vetë zgjedhjet si një akt politik janë në një moment krize dhe përfaqësojnë krizë shumë të madhe. Sigurisht që do të ketë një pjesë të popullsisë që do veprojnë në mënyrë tjetër dhe një pjesë e elektoratit që do bëjë në një mënyrë tjetër. Është e natyrshme që Basha të kërkojë që zgjedhjet të bojkotohen. Mua më shqetëson fakti që ne si komb ndodhemi përpara një moment që quhet pasiguri juridike. Sepse mbështeten në dy baza juridike që janë kontradiktore me njera-tjetrën.

Kemi shpallur një datë zgjedhjesh. Mbi atë bazë partitë e maxhorancës janë regjistruar ndërkohë opozita është larguar, presidenti ka anuluar dekretin e parë dhe të dyja palët janë në atë që quhet pasiguri juridike. Kjo pasiguri juriudike nga pikëpamja juridike sjell konflikt social. Ne jemi dhe rrezikojmë një konflikt social me përmasa shumë të gjëra. Sot unë i qëndroj një ligji që në statistikë dhe shkenca sociale është ligjit i Meet Calfit, i cili thotë në qoftë se supozohet teorikisht një gjë e keqe mund të ndodhë, ajo gjë mund të ndodhë”, përfundon Fuga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular