BallinaAktualitetZëvendës ambasadorja e SHBA në selinë e PD, takim me Bashën

Zëvendës ambasadorja e SHBA në selinë e PD, takim me Bashën

E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
E dërguara e SHBA ka mbërritur në PD në orën 10:00, ndërsa pritet të bisedojë për situatën politike në vend.

Takimi vjen në kohën e një ndasie të madhe mes maxhorancës nga njëra anë dhe Presidentit të Republikës e opozitës nga ana tjetër.

Kreu i Shtetit ka anuluar me dekret zgjedhjet e 30 qershorit por maxhoranca vijon e bindur rrugën drejt tyre, duke e cilësuar vendimin e Metës si antiligjor. Nga ana tjetër Presidenti i cilësoi sot zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare.

Ndërsa opozita vijon në qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular