BallinaAktualitetIsh zv/presidenti i KiE: Hera e parë në historinë e pas '90,...

Ish zv/presidenti i KiE: Hera e parë në historinë e pas ’90, tani radha e OSBE-ODIHR

Këshilli i Evropës ka anuluar dërgimin e një delegacioni për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.  Sipas njoftimit ky vendim është marrë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.
Lidhur me këtë akt të KiE ka reaguar edhe ish deputeti Aleksandër Biberaj.
Reagimi i plotë i Aleksandër Biberajt:
PERSHENDES VENDIMI E KESHILLIT TE EUROPES PER TERHEQJEN E MONITURUESVE NGA FARSA E 30 QERSHORIT!
Te dashur miq,
Sic mund ta dini, Keshilli i Europes, organizata me e madhe politike ne Europe, me rreth 650 deputete (anetare plus zevendesues) nga 47 vende anetare dhe nje popullsi rreth 820 milion banore, vendosi sot te terhiqte monitoruesut e vet nga farsa e 30 Qershorit.
Keshiili i Europes ka nje histori dhe tradite 70-vjecare, ne mbrojtje te demokracise, shtetit te se drejtes, dhe te drejtave te njeriut, ku nder te tjera bejne pjese edhe institucionet e Asamblese Parlamentare, Komitetetit te Ministrave, Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykates se te Drejtave te Njeriut si dhe Komisionerit per te Drejtate e Njeriut.
Eshte hera e pare ne historine e pas viteve ’90, kur KE terheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gje qe s’ka ndodhur as ne kohen e konflikteve te armatosura Ukrahine-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as ne kohen e konflikteve te armatosura etnike ne Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve ne Bjellorusi, Moldavi apo ne ish-republikat e tjera te ish-Bashkmimit Sovjetik.
KE eshte institucioni kryesor monitorues i respektimit te standarteve te demokracise, shtetit te se drejtes si dhe te drejtave te njeriut, ne Europe, dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale eshte institucioni kryesor per monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore ne Europe.
Tashi eshte radha besoj e OSBE-ODIHR te terheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolege por edhe si ish-Zevendes President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, falenderoj deputetet e nderuar te KE-se per vendimin e tyre absolutisht te drejte ne respektim te velerave baze te Europes dhe KE-se per demokracine, shtetin e se drejtes si dhe te drejtave te njeriut!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular