BallinaAktualitet1986/Zgjedhjet vendore, “unitet i çeliktë me partinë”, 100% pjesëmarrja

1986/Zgjedhjet vendore, “unitet i çeliktë me partinë”, 100% pjesëmarrja

Më 27 prill 1986 u zhvilluan zgjedhjet e radhës për këshilltarë ndihmësgjyqtarë popullorë. Titulli i madh i gazetës “Zëri i Popullit” ishte: “Shprehje e shkëlqyer e unitetit të çeliktë të popullit rreth partisë me shokun Ramiz Alia në krye”. Fjalët “shprehje e shkëlqyer” thuajse shkruheshin në çdo palë zgjedhje. Gazeta thoshte se “100% e zgjedhësve morën pjesë në votime dhe mbi 99.99%, votuan për kandidatët e Frontit Demokratik”.

Rezultatet:

-Për këshillat popullorë të qyteteve, 5 votë kundër.

-Për këshillat popullorë të lagjeve qyteteve, 7 votë kundër.

-Për këshillat popullorë të fshatrave të bashkuar, 3 vota kundër.

-Për këshillat popullorë të fshatrave, 123 vota kundër.

-Për ndihmësgjyqtarët popullorë, 14 vota kundër.

Gjithsej në gjithë vendin, 185 fletëvotimi u gjetën të pavlefshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular