BallinaAktualitetGruevksi me pranga në gjykatë, vendoset sot nëse do ekstradohet

Gruevksi me pranga në gjykatë, vendoset sot nëse do ekstradohet

Gjykata hungareze pritet të japë sot vendimin për ekstradimin ose jo të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski. Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun.

Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Buudapest pas kërkesës së gjykatës. Nga videoja shihet se Gruevski ka pranga në duar.

Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular