BallinaAktualitetEmrat/Djegia e KZAZ, vihen në pranga 14 persona mes tyre zyrtarë të...

Emrat/Djegia e KZAZ, vihen në pranga 14 persona mes tyre zyrtarë të Vaut të Dejës

Pas përplasjeve të mbrëmjes së djeshme, ku protestues të opozitës hodhën bomba molotov ndaj policëve, si dhe i kanë vënë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda”, në të cilën janë grumbulluar materialet zgjedhore, policia njofton se ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Zv. drejtoresha e Përgjitshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj në një konferencë për shtyp bën me dije se mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i Bashkisë së Vaut te Dejes dhe punonjës të kësaj Bashkie. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ. Ata akuzohen për veprat penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi i materialeve zgjedhor”.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës

Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë

Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë

Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti

Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë

Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,

Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,

Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,

Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,

Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

Mark Rrethatori 26 vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,

Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,

Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel

Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.

Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë

Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë

Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.

Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë

Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë

Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.

Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.

CFARE NDODHI MBREME NE BUSHAT

Mbrëmë rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular