BallinaAktualitetFOTO/Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, ja kush do të jetë

FOTO/Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, ja kush do të jetë

spot_img
spot_img

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar zonjën Yuri Kim nga Guami si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e SHBA në Shqipëri, tha Shtëpia e Bardhë në faqen e saj zyrtare.
Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.

Zonja Kim mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular