BallinaKulturePas ndërhyrjes së Serbisë, Eurovision i thotë "jo" Kosovës

Pas ndërhyrjes së Serbisë, Eurovision i thotë “jo” Kosovës

spot_img
spot_img

Kosova tentoi edhe këtë vit të bëhej pjestare me të drejta të plota e EBU-së, Unioni Europian i Medias Audiovizive.

Por RTK- Radiotelevizioni i Kosovës- nuk e fitoi dot mbështetjen e radiotelevizioneve të tjerë të Europës duke mos e fituar kështu të drejtën që Kosova të zgjedhë një përfaqësues për në Eurovision Song Contest.

Vendimi u mor në asamblenë e 82-të të përgjithshme të EBU-së në Oslo, ku një shumicë prej 673 votash kundër përballë 400 votash pro vendosën të mos e pranojnë kërkesën nismë të 5 shteteve fqinje: Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia dhe Hungaria, për të shtuar Kosovën në bashkimin më të madh mediatik në Europë. Televizioni kombëtar serb RTS argumentoi se kjo do të kishte ndikim në situatën e rajonit, çka duket se i bindi shtetet të votonin kundra pranimit të Kosovës. Edhe shtetet që iniciuan votimin, më pas u tërhoqën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular