Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka publikuar pamje nga sulmi që i është bërë Pallatit të Sportit nga një grup vandalësh, siç shprehet Ademi, qe sherben si KZAZ.
Sipas saj, ata janë përplasur me Policinë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit që ishin në ruajtje të objektit pronë e Bashkisë Shkodër dhe e të gjithë qytetarëve,
“Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një grup vandalësh thyejnë derën kryesore të Pallatit të Sportit në Shkodër. Këto pamje janë tashmë edhe në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe grupit hetimor dhe zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve, është e thjeshtë.
Vandalët janë përplasur me Policinë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit që ishin në ruajtje të objektit pronë e Bashkisë Shkodër dhe e të gjithë qytetarëve”, shkruan Ademi në një postim në Facebook’.
VANDALËT QË THYEN PALLATIN E SPORTIT NË SHKODËR
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një grup vandalësh thyejnë derën kryesore të Pallatit të Sportit në Shkodër. Këto pamje janë tashmë edhe në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe grupit hetimor dhe zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve, është e thjeshtë.Vandalët janë përplasur me Policinë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit që ishin në ruajtje të objektit pronë e Bashkisë Shkodër dhe e të gjithë qytetarëve.
Gepostet von Voltana Ademi – Faqja zyrtare am Freitag, 28. Juni 2019