BallinaKronikeMakina me 5 adoleshentë del nga rruga në Thumanë, 1 vdes, 4...

Makina me 5 adoleshentë del nga rruga në Thumanë, 1 vdes, 4 plagosen

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Thumanë të Krujës, si pasojë e të cilit ka ndërruar tjetër një 18 vjeçar dhe janë plagosur 4 bashkëmoshatarë të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ku mjeti tip “Volswagen” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, të cilët  ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular