BallinaAktualitetTë rinjë, qytetarë dhe kolegë mësues lushnjarë, braktisni votimet farsë

Të rinjë, qytetarë dhe kolegë mësues lushnjarë, braktisni votimet farsë

Klement Çela

Të nderuar qytetarë lushnjarë.
Të nderuar të rinjë të qytetit tim.
Fort të nderuar kolegët e mi mësues.
Ju bëj thirrje,që nesër të braktisni në maksimum farsën e votimeve që kërkohet të bëhet.
E vetmja mënyrë për të nxjerrë mllefin kundër kësaj qeverie të inkriminuar dhe të korruptuar është MOS VAJTJA NË VOTIME!
Asnjë nga mënyrat që unë kam dëgjuar, si: Votimi kundër apo nxejrrja e pavlefshme e votës nuk janë instrumente.
I vetmi instrument është BRAKTISJA!
E bëj këtë thirrje si qytetar i thjeshtë i këtij qyteti,si një nga të paktët të rinjë që kanë ngelur ne Shqipëri dhe si përfaqësues i atyre kolegëve të mi mësues,që çdo ditë e më shumë ndihen nën presion dhe trysni!
Po e mbyll këtë postim,me shpresën e madhe se kjo thirrje nuk do të bjerë në vesh të shurdhër dhe me shpresën,se vendi im do të ketë një të ardhme më të mirë,ashtu si gjithë evropa!

Autori është ish kandidat për deputet i PD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular