BallinaAktualitetVideo/Gazetari Doçi nga spitali zbulon mashtrimin e policisë: E dinin që po...

Video/Gazetari Doçi nga spitali zbulon mashtrimin e policisë: E dinin që po sulmonin një gazetar. Më shkulen…

Gazetari Enver Doci përgënjeshtron policinë: Ja çfarë më ndodhi

Forcat speciale të policisë kanë rrahur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, gazetarin Enver Doçi. Ky i fundit ishte në krye të detyrës, por policë të maskuar nuk e kanë kursyer dhunën as ndaj njerëzve që informojnë.
“Unë isha në lokal kur u fut policia. Nxora telefonin dhe po filmoja. Kisha dokumentin e gazetarit varur në qafë (tregon dhe mbajtësën e kartës qe ia kanë këpur). Me morin telefonin ma hodhën në tokë në momentin kur u ula të marrë telefonin më gjuajtën me qytë automatiku në këmbën e majtë dhe i ra dhe karikatorja. Më erdhi dhe një tjetëe pas kurrizit duke me gjuajtur dhe ai të këmba. Tani po i ndjejë dhimbjet se për momentin nuk i ndjeja veç shihja se si një vajzë që i shkonte policisë nga pas. Ma kanë marrë telefonin i cili ka dhe filmime. Eshtë me kod, por s’di ca do bëjnë me të.
Duke folur nga spitali, gazetari Enver Doçi ka zbuluar mashtrimin e policisë, se gjoja ata nuk e dinin që ai ishte gazetar. ‘E dinin që po sulmonin një gazetar. Më shkulën mjetin identifikues të gazetarit’, është shprehur Enver Doçi nga salla e spitalit të Peshkopisë.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular