Edhe pse ambientet janë të përshtatura në qendrat e votimit që vota të jetë e fshehtë, në një QV në Shkodër nuk ka rezultuar kështu.
Një televizion lokal në këtë qytet ka transmetuar ‘live’ momentet e votimit nga dhoma e fshehtë të qytetarëve.
Për këtë bashki garon i vetëm kandidati i Partisë Socialiste Valdrin Pjetri.