Ditën e djeshme Elvana Gjata dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e dytë mes tyre, “Fustani”. Edhe pse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga publikimi, kënga është kthyer shumë shpejt në një hit dhe ka mbi 800 mijë klikime në youtube.
Në videoklip Elvana shfaqet shumë sensuale, veshur me disa fustane të ndryshme që i nxirrnin në pah format e saj trupore. Por a e dini se nga është frymëzuar këngëtarja për të shkruar tekstin e kësaj kënge? Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga kënga e saj, ku shfaqet veshur me një fustan në ngjyrë floriri.
Përkrah saj ajo ka treguar se për këngën e re është frymëzuar nga puna artistike e Valdrin Sahitit, stilisti i cili ka punuar edhe për veshjet e saj në videoklip. “E shkrova këtë këngë e inspiruar nga arti i Valdrin Sahitit”, ka shkruar këngëtarja.