BallinaKronikeEmrat+Fotot/Atentat ndaj vëllezërve në Elbasan, vdes njëri prej tyre

Emrat+Fotot/Atentat ndaj vëllezërve në Elbasan, vdes njëri prej tyre

Një 24-vjeçar është qëlluar për vdekje në Elbasan, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. Mmësohet se viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klevi Baho 24-vjeç. Sipas burimeve  policore 24-vjeçari ka humbur  jetën në vend nga breshëria e plumbave.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho 30-vjeç, i cili dyshohet të ishte edhe shënjestra e atentatit. Të dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ndërsa disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve duke i marrë jetën të riut.  Gazetari Fatmir Popja raporton se viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshkë.

Burime nga spitali pohojnë se 30-vjeçari ka marrë tre plumba në pjesën e shpatullës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën  dhe po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët. Ata po iknin për në shtëpi në momentin kur u është zënë pritë dhe u qëlluam me breshëri. Ende nuk ka një pistë kryesore mbi të cilën do ngrihen hetimet, por dyshohet se  atentati ka lidhje  me larje hesapesh.

Policia menjëherë pas ngjarjes ka ngritur postblloqe kontrolli në të gjitha rrugëkalimet për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale ku një i ri humbi jetën dhe vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë.

Kush jane dy vellezerit?

Atentati në mesnatë dy vëllezërve nga një fshat i Elbasanit, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 minuta në kohën kur vëllezërit po ktheheshin me automjetin e tyre në shtëpi.

Autorët u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Image

Klevi Baho, i riu qe mbeti i vdekur

Për pasojë ka mbetur i vdekur Klevi Baho 22 vjeç dhe ka marrë tre plumba në shpatull, vëllai i tij Sandër Baho 30 vjeç i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Image

Sandër Baho i mbetur i plagosur nga atentati

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka shkuar grupi hetimor që ka kryer veprimet përkatëse.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjeve për arsye që nuk bëhen të ditura. Një ndihmëse të madhe pritet të japë 30 vjeçari i mbijetuar.

Image

Mësohet gjithashtu se viktima, Klevi Baho, sapo kishte dalë nga burgu në Itali dhe ishte kthyer në vendlindje.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve.

ImageImage

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular