Postimi i plote:

Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda🇳🇱 dhe Katerinën nga Gjermania🇩🇪

Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria🇦🇱.
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.