Çuditë nuk kanë fund. Vijojnë të zbulohen skandalet e votimeve monopartiake të Edi Ramës. Pas Urës Vajgurore, Malësisë së Madhe, Divjakës një tjetër manipulim me votat ka ndodhur në bashkinë e Memaliajt.
Në këtë këtë bashki kandidonte i vetëm Gjolekë Guci i Edi Ramës.
Edhe këtu dora e komisionerëve të PS-së ka lënë gjurmë, jo aq të mëdha sa në bashkitë e tjera, por vota janë gjetur më shumë se votues.
Kështu në bashkinë e Memaliajt kanë marrë pjesë 4150 votues.
Por në përfundim të numërimit të 33 kutive, Gjolekë Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë që kanë marrë pjesë në votimet monopartiake.