BallinaAktualitetVokshi: KQZ me urdhër të Ramës shtoi 100 mijë vota më shumë...

Vokshi: KQZ me urdhër të Ramës shtoi 100 mijë vota më shumë në kuti për 1 orë

Në orët e fundit, kur nuk po i bënin numrat që i ishin raportuar Edi Ramës, KQZ ka shtuar mbi 100 mijë votues.; si mund të votohet në këto numra nga ora 6 deri në 7? Por edhe këto llogari nuk u bënë si duhet. Sepse Ramës për të treguar se s’ka firo nga 2017 do ti duheshin mbi 200 mijë votues të tjerë. Rama është humbësi i madh, i vetmi kryeministër në botë që është refuzuar nga 85 % e shqiptarëve. Ai është krejt në minorancë tashmë. Votimet e djeshme vërtetuan se PD bashkë me opozitën tashmë përbëjnë më shumë se 1 milion votues. Nëse zgjedhjet do mbaheshin nesër, opozita jo vetëm do ishte fituese, por një fituese me shumicë dërrmuese.
PD e ka të qartë qëndrimin e saj, qysh me vendimin e bojkotit të zgjedhjeve. Këto ishin referendum i PD dhe doli se socialistët braktisën Edi Ramën. Kujtoj se kemi një dekret presidenti që ka zhdekretuar datën 30 qershor dhe ka dekretuar 13 tetorin. Gjithsesi për PD është e parëndësishme data e zgjedhjeve lokale, pasi PD ka nisur një betejë e cila nuk është një betejë vetëm e opozitës, por është një kauzë kombëtare, për zgjedhje të lira e të ndershme, një kauzë të cilës i jemi përkushtuar e të vendosur për ta çuar deri në fund. Pa shkuar para drejtësisë ata që janë kapur në një krim elektoral në zgjedhjet e fundit, sikurse është vërtetuar, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Pra, PD do të vijojë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme.
Votimet e djeshme vërtetuan se Edi Rama vijon të përdorë të njëjtën skemë, skemën e shitblerjes, ka pasur video me zë e figurë për këtë punë, u provua se ka pasur votime të detyruara, pamë qendra votimi pa asnjë komisioner, pamë përdorimin e mjeteve shtetërore krejtësisht në shërbim të Edi Ramës. Pra parregullsitë e djeshme vetëm sa vërtetuan se qëndron në fuqi ajo strukturë kriminale elektorale që vepron prej Dibrës. Pa u shkatërruar kjo strukturë s’mund të ketë zgjedhje në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular