BallinaAktualitetGjykata liron krerët e PD të Librazhdit e Prrenjasit, arrestimi i tyre...

Gjykata liron krerët e PD të Librazhdit e Prrenjasit, arrestimi i tyre ishte hakmarrje politike e Edi Ramës

Gjykata liron drejtuesit e PD të Librazhdit e Prrenjasit, konfirmohet se arrestimi i tyre ishte hakmarrje politike e Edi Ramës

Gjykata e Apelit në Durrës liroi sot nga burgu të arrestuarit politikë, kryetarin e Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e Degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja. Ata u arrestuan më 13 qershor pse u ngritën në protestë kundër vizitës së Ramës në Librazhd. Me urdhër politik, ndaj tyre u montuan akuza të paqena dhe u mbajtën të ndaluar në kundërshtim flagrant me ligjin.
Gjatë gjithë muajit qershor, Policia e Shtetit u shndërrua në një polici të mirëfilltë politike dhe kreu qindra arrestime në kundërshtim me ligjin në radhët e protestuesve të opozitës së bashkuar dhe të Aleancës Qytetare kundër farsës së 30 qershorit. Të gjitha arrestimet e policisë në disa vendime të njëpasnjëshme janë cilësuar nga vendimet e gjykatave si të paligjshme. Lirimi i sotëm i drejtuesve politikë të PD në Librazhd e Prrenjas konfirmon sjelljen antiligjore të policisë së Sandër Lleshajt dhe është një tregues i nevojës urgjente për depolitizimin e institucionit të policisë nga një strukturë drejtuese e mbushur me vegla të verbra të Edi Ramës dhe me ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular