BallinaAktualitetAksioni opozitar, PD mbledh sot strukturat më të larta

Aksioni opozitar, PD mbledh sot strukturat më të larta

Partia Demokratike ftoi sot qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e radhës kombëtare, e cila do të zhvillohet të hënën duke nisur nga ora 20:00.

Pas këtij hapi, selia blu ka nisur përgatitjet dhe sot paradite do të mbledhë strukturat më të larta të partisë, me synim organizmin e aksionit në ditët e ardhshme.

Bëhet e ditura se fillimisht në orën 10:00 do të  nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit te ish deputetëve, ndërsa më pas do jetë organi më i lartë që do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

“Nesër ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas ne 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”-njofton Partia Demokratike.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular