Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përjashtoi çdo debat për lirimin e zyrave nga kryebashkët e LSI-së deri në zgjedhjet e 13 tetorit.
Kryemadhi: Nuk diskutojmë çështjen e zyrave. Kryebashkiakët janë legjitimë deri ditën që bëhen zgjedhjet e 13 tetorit dhe emërohen ose zgjedhin shqiptarët kryetarët e tjerë të bashkisë.
Në një prononcim për gazetarët pas takimit me Bashën në solinë blu, Kryemadhi tha se 30 qershori është ilegjitim.
Kryemadhi: Kemi një dekret të presidentit të hyrë në fuqi, kemi dhe një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Nuk kemi parë deri sot asnjë ankimim të PS deri më sot as në gjykatat socialiste dhe as në Kushtetuese.Ky njeri ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin. Sot tregon edhe më shumë se ilegjitimiteti i tij, kapja e sitemit, çdo institucioni shtetëror nuk mund të jetë jetëgjatë për të. Kanë ikur dhe rrëzuar burra shumë më të fortë se ai.
Sa i takon protestës së ditës së hënë, Kryemadhi tha se do të jetë e qetë si gjithë protestat e tjera dhe paqësore.
Kryemadhi: Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk mund të provokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte referendum plebishitar ku tregoi edhe njëherë se Rama është minoranca e minorancës.