BallinaKronikeLuftë në Kavajë, vritet kalimtari, 7 të tjerë plagosen

Luftë në Kavajë, vritet kalimtari, 7 të tjerë plagosen

Një 50-vjeçar, kalimtar në rrugë, ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë zjarri e dy grupeve në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4. Viktima është identifikuar si Ramazan Hasalliu.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 7 të plagosur.

Gjashtë prej tyre ndodhen në spitalin e Durrësit dhe një në gjendje të rëndë në Tiranë.

Tre nga shtatë të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini, ndërsa autori është Eraldo Hyka.

Si ndodhi ngjarja?

 “Burime nga vendi i ngjarjes na bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për arsyeje krejtësisht banale. Nuk bëhet fjalë për banda kriminale, siç u tha më parë. Njëri prej autorëve është përplasur me këta persona duke kaluar në trotuarë, ka qëlluar që ta godasë lehtë me çantën që kishte në dorë. Janë ofenduar më njëri-tjetrin, madje dhe janë goditur. Më pas ata kanë shkuar në banesat e tyre dhe kanë “rrembyer” armët. Janë rikthyer sërish në vendin e ngjarjes, ku i kanë gjetur këtu personat me të cilët ishin konfliktuar. Kanë shkrepur armët në drejtim të tyre në një distancë prej 10-15 metrash. Objektivi nuk ka qënë i qartë, pasi siç shikohet plumbat kanë shkuar në drejtime të ndryshme, që për fat të keq kanë mbërthyer 50 vjeçarin Hasalliu, i cili ka mbetur i vdekur në vend.  Ndërsa persona të tjerë janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën. Pra plumbat dhe gëzhojat kanë përfunduar në një gjërësi prej 30 metrash, pra të automatikut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular