BallinaAktualitet“Kush e pengon..”, Balla paralajmëron Metën për reformën në drejtësi

“Kush e pengon..”, Balla paralajmëron Metën për reformën në drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbrojtur reformën në drejtësi sot duke folur nga foltorja e Kuvendit në përgjigje të deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta që e ka cilësuar ‘Ramareformë’.

Ashtu si kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbylljes së procesit të votimit më 30 qershor, Balla deklaroi se reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe se kush guxon ta pengojë do të marrë përgjigje.

“Reformë zgjedhore tërësisht e bazuar në rkeomandimet e OSBE/ODIHR por edhe të BE-së. Si të tilla PS bashkëpunon me këdo por kushte nuk pranon. E për të dytën, sa i përket reformës në drejtësi, këtë ju këtu, ata në rrugë ta harrojnë ajo nuk negociohet. Reforma në drejtësi veç se zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim. Edhe pse e dëgjova sot në sallë emrin e heroit Avni Rustemi, i cili ka disa ditë që po rrotullohet atje në varr sepse ia shpërdorojnë emrin njerëz që s’kanë lidhje me të. Ky Kuvend duhet ta refuzojë këtë dekret të Presidentit aktual të Republikës i cili nuk heziton dhe iu kujton shqiptarëve se është pjesë e një grupi i cili bën gjithçka për të penguar reformën në drejtësi. Edhe kjo përpjekje për të penguar hyrjen në fuqi se gjë tjetër nuk ka në dorë Presidenti. Të pengojë me disa javë një ligj pjesë e paktës së reformën në drejtësi. Duhet t’i japim një përgjigje.
Kuvendi është autoritet më i lartë në Shqipëri dhe kush guxon do të marrë një përgjigje. Ligji në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE”, deklaroi Balla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular