Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Librazhd. Një 2-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga dritarja e apartamentit, duke rrezikuar jetën.
E ëma e kishte lënë vetëm 2-vjeçarin në banesë. Dyshohet se gjatë kohës që ka dalë në dritare i mituri ka humbur ekuilibrin nga pakujdesi dhe ka rënë nga kati i dytë.
Famirësisht 2 vjecari ka rënë mbi nje shkurre dekorative para pallatit, duke pësuar dëmtime të vogla. Bëhet me dije se nëna e vogëlushit kishte ikur në Elbasan dhe e kishte lënë vetëm djalin e vogël.