Ish-deputetja e PD dhe ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka denoncuar se si drafti antishpifje u miratua dje nga Këshilli i Ministrave me nxitim dhe pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi ngre shqetësimin se vendimi i Ramës po mbahet i fshehtë dhe nuk e siguron dot asnjë gazetar.
“Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online.
Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre.
I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin.
Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrenë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale.
Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë”, shkruan Vokshi.
Fokusi i paketës është rregullimi i regjistrimit të platformave ‘online’, ose ndryshe portaleve, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre.
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/07/04/paketa-anti-shpifje-denoncon-vokshi-u-miratua-me-nxitim-ne-qeveri-pse-vendimi-i-rames-mbahet-i-fshehte/ […]
Comments are closed.