BallinaAktualitetSkandali/ Si po përpiqet të ngrihet Gjykata e Lartë (e Përkohshme) me...

Skandali/ Si po përpiqet të ngrihet Gjykata e Lartë (e Përkohshme) me ndihmën e Euraliusit

spot_img
spot_img

Skema e zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme (e cila u bë një vit e gjysëm në detyrë), Arta Marku po tenton të thellohet në mënyrë skandaloze edhe për të ngritur gjykatën e lartë. Për këtë po përdoret në mënyrën më të ndyrë të mundshme sërish projekti i Euraliusit, të cilit i është kërkuar një opinion ligjor, se si mund të përshpejtohen hapat për të zgjedhur gjykatës të lartë të përkohshëm. Dhe në dokumentin konfidencial që Lapsi.al ka arritur të sigurojë, lexohet qartë që Euralius i ka hapur dritën jeshile këtij skandali.

Duke qenë se GJ L është jashtë funksionimit se ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte, dy ekpertët e Euralius, Grzegorz Borkowski, Klodian Rado rekomandojnë:

“Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë”.

Sklema e delegimit përdoret në sistemin gjyqësor për të transferuar përkohesisht nga një gjykatë e së njëjtës shkallë në një tjetër për nevoja të përkohshme. Por Kur vjen fjala për Gjykatën e Lartë, reforma në drejtësi e ka shprehur qartë si bëhet emërimi 9 vjeçar i gjyqtarëve.

Neni 136/1 i Kushtetutës e shkruan qartë se “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi”. Ai parashikon gjithashtu se nëse presidenti refuzon apo nuk shprehet ata e marin detyrën automatikisht.

Por nga afati 9 vjeçar, për shkak se Edi Ramës i duhet me urgjencë, tani, për një GJL funksionale Euralius ka rekomanduar plotësimin e saj të përkohshëm me gjyqtarë që mund të zgjasin nga 9 ditë deri në 9 javë ose aq kohë sa i duhet politikës. Sipas kësaj skeme të mbrapshtë, pushteti zgjidh ndonjë punë që ka me ndonjë proces në Gjykatën e Lartë, e përdor atë për të plotësuar 3 gjyqtarët që duhet të çojë në Kushtetuese (3 të tjerë i zgjedh parlamenti dhe 3 presidenti / shih shkrimin poshtë) që do të shqyrtoje shkarkimin e Metës dhe dekretet e tij për 30 qershorin dhe pastaj në daç i largon këta gjykatës me qera, në daç ua zgjat mandatin ashtu sikurse po bën me Arta Markun.

Ky është skandali i fundit që po përgatitet në kuadrin e historisë së madhe të suksesit të reformës në drejtësi, ku për nevojat e një pushtetii autoritarist dhe monopartiak, po përdoret një projekt si ai i Euraliusit, që po shitet në Shqipëri si një organ mbi Parlamentin dhe mbi Gjykatën Kushtetuese.

Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular