BallinaAktualitetZgjedhjet moniste, ODIHR mbledh ambasadorët i njeh me problematikat e gjetura

Zgjedhjet moniste, ODIHR mbledh ambasadorët i njeh me problematikat e gjetura

Ambasadorja Audrey Glover, njëherësh përfaqësuese e misionit të OSBE/ODIHR ka mbledhur ditën e sotme gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Mësohet se takimi është organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri, ndërsa Glover ka njohur ambasadorët e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve rë 30 qershorit, si dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

‘Ambasadorja Audrey Glover e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve njohu sot përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri’, thuhet në njoftimin e OSBE në Shqipëri.

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR që monitoroi votimin e 30 qershorit, në raportin e publikuar ka renditur një sërë shkeljesh flagrante nga ana e institucioneve dhe qeverisë. Kritikat kryesore lidheshin me faktin se vendosmëria e PS për të hyrë në zgjedhje vetëm u hoqi të drejtën qye tetarëve që të merrnin pjesë në një proces me standarde.

Por si asnjëherë më parë, OSBE/ODIHR kritikoi ashpër rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili ka përgjegjësi ligjore për administrimin e procesit. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover deklaroi hapur se KQZ ka marrë vendime politike dhe jo transparente. Në të gjitha raportet e mëparshme nuk ka pasur kritika të tilla kaq të ashpra për punën e KQZ-së.

Duke përshkruar punë e KQZ, Glover u drejtoi anëtarëve pyetjen: Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo për votuesit?

Por referimi ndaj KQZ-së si institucion i pavarur në këtë rast ka nevojë për një sqarim të detajuar. Vendimet e KQZ në këto votime janë marrë nga katër anëtarë e PS në këtë institucion, Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Anëtarët e opozitës nuk kanë qenë në asnjë nga mbledhjet ku janë marrë një pjesë e vendimeve skandaloze, si ai shqyrtimit të dekretit të Presidentit. Ndaj, kritikat e OSBE janë ndaj tyre personalisht, si jurist që duhet të tregonin integritet profesional në këtë proces, por edhe si zyrtarë shtetërorë që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Në fakt, nga ajo që thotë OSBE/ODIHR ata u sollën si përfaqësues politikë të PS dhe degraduan procesin.

Kritikat e sotme ndaj KQZ janë goditja më e ashpër që ka marrë ky institucion nga ndërkombëtarët. Këto kritika përfshijnë vetëm pjesën e vendimeve para datës 30, pa llogaritur se sot këta anëtarë të PS në KQZ po akuzohen nga opozita edhe për manipulim të pjesëmarrjes në votime. Një akt që mësa duket i vë vulën KQZ, si zyrë elektorale e PS dhe jo si institucion që u garanton shqiptarëve të drejtën për të votuar, pavarësisht bindjeve që kanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular