BallinaAktualitetGazetari francez: Qeveria shqiptare presion pronarit, kërkojnë të më heqin nga puna

Gazetari francez: Qeveria shqiptare presion pronarit, kërkojnë të më heqin nga puna

Gazetari francez i gazetës së njohur, Liberation ka denoncuar ambasadorin shqiptar në Francës, Dritan Tola. Sipas Sellier, Tola ka ushtruar presion te drejtuesit e gazetës që ta hiqnin nga puna për shkak të një artikulli të tij për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.
Duke folur për “Komitetin për Mbrojtjen e gazetarëve (KMG)”, ai zbulon madje se ambasadori shqiptar kishte pasur një takim me pronarët e gazetës në Paris dhe kishte sugjeruar zëvendësimin e tij me ndonjë korespondent më “të balancuar”.

Louis Sellier, një gazetar i pavarur francez, më tha se ambasadori i Shqipërisë në Paris, kishte ushtruar presion mbi një prej punëdhënësve të tij, tek gazeta e përditshme ‘Liberation’, pas një raportimi kritik të tij mbi akuzat për korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar, i publikuar në shkurt. Në një letër për ‘Liberation’, të parë nga KMG dhe të nënshkruar nga ambasadori Dritan Tola, Sellier akuzohet për njëanshmëri dhe letra lë të kuptohet se gazetari nuk ishte personi i duhur, që e përditshmja ta punësonte në Tiranë, duke thënë se “është problematike ta prezanton atë si korrespondent të ‘Liberation’”.
Në një email për KMG, Tola më konfirmoi se kishte pasur një korrespondencë dhe ishte takuar me ekipin e ‘Liberation’ në Paris për të shprehur shqetësimin e tij rreth “prezantimit të thjeshtë dhe karikaturesk të Shqipërisë në gazetë”, si dhe për raportimin e “pabalancuar, që prezantonte një Shqipëri shumë të errët dhe të zymtë”.
Tola mohoi që të kishte ushtruar presion ndaj gazetës, duke sugjeruar se ajo duhet ta
zëvendësonte Sellier”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular