Një uragan politik të pandalshëm e ka konsideruar kryedemokrati Lulzim Basha opozitën e bashkuar. Në fjalën e tij në protestën e 10 kombëtare, ndërsa falënderoi të gjithë mbështetësit si edhe aleatët e tij, një thirrje Basha kishte edhe për socialistët.
Dua t’i drejtohem socialistëve të ndershëm, ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë, mos e lini partinë në duart e hajnave, është përgjegjësi ndaj vetes e ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën. Shpëtoni partinë e nderin tuaj të marrë peng nga bandidët e rrugës.” Theksoi Basha.
“T’i themi ndal qeverisë më të korruptuar të europës, politikës së krimit. Shqipëria është e njerëzve, qeverisja e popullit. Rama ik. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Unë ju jam mirënjohës të gjithë ju që jeni sot në këtë shesh, ju jam mirënjohës gjithë atyre që braktisën e refuzuar regjimin e krimit më 30 qershor. Faleminderit që nuk u lodhët, nuk u dorëzuat asnjë cast.
Bashkë do ta rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore, antikombëtare. Kuroja juaj na ka bërë më të fortë më të vendosur. Faleminderit opozitës së bashkuar, ju jam mirënjohës secilit prej jush, bashkë jemi një uragan politik i pandalshëm. Faleminderit, anëtarëve dhe mbështetësve të PD respekt për të gjithë ju, për besimin te kauza jonë, për të cilën qëndrojmë bashkë, luftojmë e fitojmë bashkë, duke refuzuar të shiturit te Edi Rama. Dua t’i drejtohem socialistëve të ndershëm, ju nuk jeni kriminelë, mos e lini partinë në duart e hajnave, është përgjegjësi ndaj vetes e ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën. Shpëtoni partinë e nderin tuaj të marrë peng nga bandidët e rrugës.” -tha Basha para protestuesve.