BallinaAktualitetMonika Kryemadhi: S’ka dialog pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe...

Monika Kryemadhi: S’ka dialog pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi në Opinion se opozita nuk mund të ulet në tavolinë, pa u dënuar më parë autorët e dosjeve 184 dhe 339.

“Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës. Ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë. Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë. Kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339. Mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund”, deklaroi Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular