Basha: Sa më parë të rrëzohet regjimi i Ramës, aq më mirë për Shqipërinë

2
259

“Në Shqipëri mbretëron një njëri i vetëm”. Basha: Sa më parë të rrëzohet regjimi i Ramës, aq më mirë për Shqipërinë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Edi Ramën se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, duke e bërë jetën më të keqe, duke detyruar shqiptarët të ikin nga vendi për të kërkuar liri dhe mirëqenie si refugjatë. Basha tha se “shqiptarët nuk janë të lire, ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar, sepse Europa është sundimi i ligjit, Europa është kufizimi i pushtetit.”. Duke përdorur fjalët e Presidentit të dytë të SHBA Xhon Adams, se “e vetmja qeverisje e mire, është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mire”, kreu I opozitës vuri në dukje se në Shqipëri ndodh e kundërta.
“Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama.

Ai është ligj.
Ai është kryeministër.
Ai është parlament.
Ai është prokuror dhe gjykatës.
Ai është kryebashkiak.
Ai është kryeredaktor.
Ai është kryetenderues.
Ai është drejtor.

Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij.” – u shpreh zoti Basha, i cili tha se ky regjim antipopullor dhe antikombëtar duhet të rrëzohet. “Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”- tha lideri i opozitës.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: startnews.news/2019/07/08/basha-sa-me-pare-te-rrezohet-regjimi-i-rames-aq-me-mire-per-shqiperine/ […]

Comments are closed.