BallinaAktualitetPas 30 Qershorit, Basha falenderon shqiptarët dhe ka një kërkesë të veçantë...

Pas 30 Qershorit, Basha falenderon shqiptarët dhe ka një kërkesë të veçantë për socialistët

Një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falenderimet për çdo shqiptar që, siç u shpreh ai, “e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor”. Basha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që I janë janë bashkuar përpjekjet të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.”

Kreu i opozitës falenderoi çdo qytetar, që me kurajo, i qëndroi dhunës policore në qelitë e prokurorëve të Ramës, falenderoi opozitën e bashkuar nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë. – “Bashkë jemi një uragan politik- u shpreh zoti Basha, që duke falenderuar posaçërisht demokratët, nuk la pa u çuar edhe një mesazh socialistëve. “Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës. “ – tha Basha gjatë protestës për largimin e Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular