BallinaAktualitetBasha: 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes

Basha: 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes

Fjalët e para të liderit të opozitës në protestë ishin për rezultatet që prodhoi 30 qershori, ku siç tha ai, shqiptarët refuzuam të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin.

Basha tha se mijëra protestues në shehsin para kryeministrisë janë triumfi i shpresës mbi dëshpërimin, triumfi i kurajos mbi frikën, triumfi i popullit mbi qeverinë e keqe.

30 qershori ishte një referendum kundër së keqes.
Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve
30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja.
30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës

Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli.- tha Basha, I cili vuri në dukje se 85 % e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij. Refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës.

“Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”-ishin thirrjet e kreut të opozitës në protestën e 10 kombëtare për largimin e Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular