BallinaAktualitetLulzim Basha takon sot shefen e misionit OSBE/ODHIR. Ja çfarë pritet të...

Lulzim Basha takon sot shefen e misionit OSBE/ODHIR. Ja çfarë pritet të diskutohet

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë kësaj jave do të këtë takime me partitë aleate dhe me strukturat drejtuese të PD-së, për të përcaktuar mbi aksionin dhe protestat e radhës së opozitës.

Nga ana tjetër, sot Basha pritet të takohet me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR-it, ambasadoren Audrey Glover, për të diskutuar mbi mënyrën sesi e pa partia e tij, votimet e 30 qershorit.

Gjatë prezantimit të raportit paraprak mbi zgjedhjet ambasadorja Glover kishte deklaruar që “tërheqja e opozitës kombinuar me interpretimin e ligjit nga KQZ e la të paekuilibruar procesin zgjedhor”. OSBE/ODIHR do të botojë raportin e plotë mbi 30 qershorin brenda dy muajve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular