BallinaOP EDMos kërkoni nga Lulzim Basha të tregojë grushtin

Mos kërkoni nga Lulzim Basha të tregojë grushtin

spot_img
spot_img

Nga Klarisa Rexhvelaj

Mos kërkoni nga Lulzim Basha të tregojë grushtin .

Prej vitesh dëgjoj të flitet për “Tranzicion” politik e ideologjik në vendin tonë. Është e pritshme që koncepti i demokracisë nuk do të përqafohet menjëherë, por do të duhet kohë që njerëzit të indoktrinohen me frymën e lirisë e parimet demokratike.

Është e veshtirë t’u shqisesh komunizmin nga shpirti, enverin nga muret e shtepisë e me keq akoma mentalitetin e mbyllur. Idologjia komuniste është akoma prezente në gjitha hallkat e politikëbërjes, e qeverisjes e mendimit nga ata që vijnë nga ajo perjudhë, e kanë mbartur me vete “mykjen” e cila i mban peng.

Ndryshim nga brezi në brez e kuptoj mirë dhe e mirëkuptoj plotesisht, ajo ç’ka nuk pajtohem dot me të është tranzicioni në partit politike që nuk po dinë ta kalojnë. Është pengesa e madhe që nuk po kapërcehet.

Partia Demokratike që nga themelimi e deri vitet e fundit ka pasur ne krye Burra Shteti. Të fort, të ngrysur, që u a bënin zap bandave, krimit , e kujdo që ngrite krye. Ishte koha atëherë kur shqipëtari shetiste me kallash rreth supit, e banda – kundrabanta bënte bam. E një fjalë e vjetër popullore thotë “si është vendi bahet kuvendi”.

Sot, bota është industrializuar, shoqëria ka evoluar . Brezi im, 20 vjecarë sot shetisin me duar në xhepa.

Detyrimisht duhet t’i përshtatesh kohës, evolimit, botës që është drejtuar drejt paqes, harmonisë, mirëkuptimit, edhe politika është moderuar. Është më e paqëshme me metoda pro Evropiane, Amerikane, rritje të standartëve, por edhe kjo është në përpjekje e sipër… jemi në tentativë.

Lulzim Basha nuk është dhe nuk do të jetë kurrë ai burri i egër, i vrejtur, që bërtet e drridhen malet. Nuk funksionon kështu, ai është lideri i arsyes, i mirëkuptueshëm. Përqafues i fjalës së lirë, argumentit , bindjes me fakte jo i grushtit. Jo i dhunës.

Është kryetari që ecën ne hapin e kohës. Kryetari i brezit tim, kryetari im.
Kryetari i të riut me shpresa, që do të jetë një intelektual i mirëshkolluar, i vlersuar.
I të riut që do të jetoj në Shqipërinë si gjithë Europa jo në Kazakistan as Kolumbi.

Mjaft kërkuat nga Basha atë që ai nuk do ta bëj, ate që nuk i përgjigjet forcës së arsyes, atë që na çon 10 hapa mbrapa asnjë para.
Mos kërkoni nga Basha atë që realisht nuk e doni për veten dhe fëmijët tuaj. Mos kërkoni dicka që ju nuk do e bënit vete.

Asnjeri nuk do të jetojë me frikë, me dhunë, me plumba që s’dihet nga vijnë e ikin.

Mos kërkoni nga Basha të tregojë grushtin, se sot Burrë Shteti nuk të bën grushti, të bën fjala. Fjala e lirë! Fjala bindëse me argumenta.

Ose ndoshta ne s’jemi gati për një Kryeministër Europian me vlera siç ai është.
Ndoshta s’jemi gati ta përqafojmë të ren, të ecim me hapin e kohës, do mbetemi fanatik ndaj të vjetrës gjithë pluhur.

Zgjedhjet e fundit në vend tregojnë se ne jemi zhytur në “diktaturë” jemi kthyer në kohë, kemi ngecur në lëmshin e saj.
Rruga jonë është veshtërsuar, situata në vend të thërret për REFLEKTIM.

Gjykimin duhet ta nisim nga vetja dhe pse është e vështirë mos ndoshta duhet ndonjëherë fajin ta kërkojmë brënda nesh…
Mos ndoshta jemi ne që s’jemi gati, se meritojmë Europen, duam drurin e dajakun. Nuk dim të jetojmë si njerëz të lirë?

Se kur na vjen laku në fyt na vijnë dhe ment .

Se di për ju por unë, nuk dua të vuaj një komunizem të dytë. Një komunizem të cilin gjysherit tanë e shporren me gjak , lan eshtrat për ta zhdukur nga faqa e dheut.

Unë me 8 do protestoj perkrah Lulzim Bashës, paqësisht, denjesisht, siç i takon një studenteje që ënderron Europën.
Protestoj për veten, për familjen time, për idealin tim. Për parimet e mija. Për vlerat që besoj!

Protestoj për Shqipërinë vendin e paqes, harmonisë, stabilitetit politik e ekonomik.
Jo për një kasaphan të dytë.

Koha të reagojmë, ashtu siç bojkotuam “votimet e turpit” ashtu të bashkohemi në protestën ndaj kësaj farse, ndaj marrjes peng të së ardhmes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular