BallinaAktualitetSulmi në makinë, Lubonja jep të tjera detaje:Klima e urrejtjes…

Sulmi në makinë, Lubonja jep të tjera detaje:Klima e urrejtjes…

nalisti Fatos Lubonja ka folur për sulmin që i është bërë makinës së tij nga një person, i cili dyshohet se është i sëmurë mendor.

Lubonja tha se personi që ka kryer sulmin e kishte makinën e tij në target. Sipas Lubonjës, një variant mbetet që agresori mund ta ketë kryer sulmin si rrjedhojë e klimës së urrejtjes që Rama promovon ndaj analistëve.

“Kam parë shumë reagime, që thonë se ishte person i sëmurë mendor. Mendoj se nuk e ka shtyrë dikush këtë të sëmurë mendor që të më sulmojë makinën mua, por mendoj se klima e urrejtjes që proklamon Rama ndaj nesh, nuk mund të përjashtosh. Në Poloni u vra një person me influencë nga një i sëmurë ndërsa doli më vonë se ai person ishte shtyrë.

E dyta është se kam thënë se ky person ka qëlluar makinën time për shkak të ideve të tij politike. Ky ka goditur dhe pastaj ka dalë me thikë. Policia e di shumë mirë, ka dhënë deklaratë sikur kjo s’ka lidhje fare me mua, por që ka goditur makinën time rastësisht, që tregon se policia është nën influencë politike”, deklaroi Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular