BallinaKryesoreTransparencë për manipulimin e 30 Qershorit. Opozita kërkon zyrtarisht materialet zgjedhore

Transparencë për manipulimin e 30 Qershorit. Opozita kërkon zyrtarisht materialet zgjedhore

spot_img
spot_img

Transparencë për manipulimin e 30 Qershorit. Opozita kërkon zyrtarisht materialet zgjedhore.

Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita e bashkuar synon që, përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opniionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor.

Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh.

Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha niveket e adminsitratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar,përfshin 8 elementë:

1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.
2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.
3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.
4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.
5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.
6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.

K Ë R K E S Ë

 

PËR VËNIE NË DISPOZICION TË MATERIALEVE ZGJEDHORE TË VOTIMEVE TË 30 QERSHORIT 2019

 

Nr. ______ Prot.                                                                                     Tiranë, më 08.07.2019

 

 

Drejtuar:         Komisionit Qendror të Zgjedhjeve                                                  Tiranë

 

Për dijeni:       SH.S.Znj. Ambasadore Audrey Glover

                        Shefe e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it në Tiranë

                                                                    Adresa: Rruga “Bardhok Biba”, Kati i 3 Tiranë

 

I nderuar z. Kryetar!

 

Ne, përfaqësuesit e Grupimit të partive kryesore politike opozitare:

Partia Demokratike e Shqipërisë,

Lëvizja Socialiste për Integrim,

Partia Republikane Shqiptare,

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,

Partia Agrare Ambjentaliste,

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut,

Partia Demokristiane e Shqipërisë,

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,

 

Në kushtet e mohimit të paligjshëm të pranisë së opozitës në administrimin e procesit të votimeve moniste të 30 Qershorit, nëpërmjet përfaqësimit me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, sikurse Kodi Zgjedhor na e garantonte;

 

Në vijim të konstatimit të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se administrata zgjedhore e paekuilibruar politikisht, cënon besimin e publikut tek procesi dhe ngre shqetësim të thellë mbi paanshmërinë dhe besueshmërinë e të gjitha komisioneve të të gjitha niveleve;

 

Në vijim të konstatimit të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në vendimin e përbërjes së niveleve të ulëta të administrimit zgjedhor, KQZ-ja e zbatoi ligjin në mënyrë që tregonte njëanshmëri;

 

Në mbështetje të të gjitha të dhënave tona të plota dhe të besueshme për manipulime dhe parregullësi në procesin e votimit dhe numurimit;

 

Në funksion të transparencës së plotë dhe besimit në integritetin e procesit dhe rezultateve të votimeve të datës 30 Qershor 2019, që janë realizuar me shpenzime të mbuluara nga Buxheti i Shtetit;

 

Me vullnetin dhe angazhimin tonë politik për të identifikuar problematikat që rezultojnë në kuadër të një procesi të rregullt zgjedhor, në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet e tjera ndërkombëtare; si dhe

 

Në mbrojtje të interesit publik që qëndron në themel të partive tona politike;

 

Në mbështetje të neneve 4, 5, 6 e vijuese të Kodit të Procedurave Administrative, neneve 3 dhe 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, që nuk i trajton dokumentet e procesit zgjedhor si “sekret shtetëror” dhe transparencën e ka element kyç për një proces të rregullt zgjedhor,

 

KËRKOJMË:

 

Të na vendosen në dispozicion, në kohë sa më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se afati ligjor 10 ditor, dokumentacioni dhe materialet zgjedhore si më poshtë:

 

  1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.
  2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.
  3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.
  4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.
  5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.
  6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
  7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
  8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

 

Lutemi të na njoftoni nëse për marrjen e informacionit në formatin e vlerësuar si të përshtatshëm nga ana juaj, duhet të parapaguhet tarifa e shërbimit, duke na caktuar edhe vlerën totale të saj.

 

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

 

NË EMËR TË PARTIVE TË OPOZITËS:

 

GAZMENT BARDHI

 

Sekretar i Përgjithshëm

Partia Demokratike e Shqipërisë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular