BallinaAktualitetZbardhet skenari i PD, Pampuri: S'ka dialog me Ramen kryeminister. Ja ç’do...

Zbardhet skenari i PD, Pampuri: S’ka dialog me Ramen kryeminister. Ja ç’do bëjnë kryebashkiakët tanë

spot_img
spot_img

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka deklaruar në rubrikën “Opinion”, në News24, se opozita do të vijojë gjatë gjithë verës aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas saj, do të ketë protesta lokale dhe kombëtare, si dhe takime me qytetarët, duke shtuar se Edi Ramën tashmë nuk e pranojnë as ndërkombëtarët.

“Do të ketë zhvillime të tjera, PD do jetë gjithë verës në aksion, do ketë dhe protesta, takime me qytetarët, protesta lokale. Besimi i ndërkombëtarëve te Rama ka rënë. Asnjë nuk mund ta pranojë një kryeministër që po ecën në kahun e kundër të standardeve evropiane. Ne duam që Shqipëria të ketë demokracinë që ka fituar 30 vite më parë, ne nuk mund të bëjmë hapa prapa, siç kemi bërë këto 6 vitet e fundit”, është shprehur Pampuri.

 

E pyetur se çfarë do të bëjë opozita me zgjedhjet e 30 qershorit pasi të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ish-deputetja e PD ka deklaruar se nuk mund të bëhet asnjë hap kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar zgjedhjet më 13 tetor.

“Ka një dekret të Presidentit, që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor. Nuk mund ta hedhësh poshtë dhe as të bësh asnjë hap kundër këtij dekreti. Vetëm Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë, çdo hap i gabuar do të gjykohet nga kjo gjykatë. Sot jemi pa drejtësi dhe pa gjykata. Ramën e tradhtoi padituria”, ka thënë ajo.

Sa i takon vendimit të kryebashkiakëve të djathtë për të liruar ose jo zyrat, pasi ju mbaron mandati dhe duhet të dorëzojnë çelësat te pasardhësit socialistë, ish-deputetja Pampuri ka deklaruar se do të vendosin qytetarët.

Sipas saj, kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat te ca kryebashkiakë qesharakë të zgjedhur pa garë, duke shtuar se ata kanë mbështetje qytetare.

“Kryebashkiakët e majtë janë qesharakë, se nuk mund të jenë të tillë pa garë. Të djathtët kanë vendosur të mos lirojnë vendet e tyre në bashki me mbështetjen e qytetarëve”, ka theksuar Pampuri.

Për një tryezë të mundshme diskutimi me mazhorancën e Edi Ramës, Pampuri ka thënë prerë se nuk do të ketë dialog me Ramën kryeministër.

“Rama nuk e mbajti premtimin më 2017, nuk mund të ndodhë e njëjta gjë sërish. Rama nuk e mban fjalën, nuk bën pakte. Me Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë më asnjë lloj dialogu. Dialog do të ketë pasi të largohet Rama, të vihet para drejtësisë. Në të gjitha aferat që janë faktuar nga përgjimet e të tjera që janë, Rama është i pari, ndaj duhet të dalë i pari para drejtësisë, e më pas shokët e tij”, ka deklaruar ish-deputetja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular