BallinaAktualitetSkandali/Albana Vokshi: Studentët votojnë përfaqësuesen e tyre, ministrja Shahini emëron kandidatin humbës

Skandali/Albana Vokshi: Studentët votojnë përfaqësuesen e tyre, ministrja Shahini emëron kandidatin humbës

spot_img
spot_img

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, ka denoncuar një tjetër rast të votimeve farsë që mund ti bëjë vetëm Rilindja e Edi Ramës, që pasi manipuloi votimet farsë që krijoi vetë, tani manipulon edhe votimet në universitete.

Në Universitetin e Korçës tjetër kanë votuar si përfaqësues të tyre studentët për në Bordin e Administrimit të Universitetit dhe tjetër emëron Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

‘Zgjedhjet farsë edhe për Bordet e Universiteteve

Tallja e rëndë e Ministres Shahini me Studentët!!!

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë votash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arësyetimin mbi ç’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë..Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!! Turp!!’, denoncon Vokshi

ImageImage

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular