BallinaAktualitetVIDEO/Çfare turpi! Policia bashkiake e Lal Erit sekuestroi sot një të pastrehë!

VIDEO/Çfare turpi! Policia bashkiake e Lal Erit sekuestroi sot një të pastrehë!

Policia bashkiake e Erionit sekuestroi sot një të pastrehë! Është një i pastrehë që rri në bulevard, fle jashtë. Është aq paqësor sa që dyshojmë të jetë edhe memec.

Me ç’duket paska prishur imazhin e bulevardit a ndoshta ska paguar qiranë e tokës dhe e hodhën në rimorkio si të ishte plaçkë.

Kjo s’është punë për policinë bashkiake, është për punonjës socialë. Ai s’është mall që mund të sekuestrohet. Duhet shoqëruar në një makinë por duhet futur brenda saj, si njerëzit.

Aq më tepër që jashtë bie shi. Se ai i shkreti rrinte nën strehë. Kushedi nga do e çojnë t’i japin ndonjë helm, siç bëjnë me qentë e rrugëve…

(Vëzhgim nga Nisma Thurje)

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular