BallinaAktualitetBumçi: Nuk ndryshojmë kursin tonë! Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës

Bumçi: Nuk ndryshojmë kursin tonë! Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës

Opozita ëshë e vendosur që të vazhdojë aksionin e saj kundër qeverisë Rama. Ish-deputeti, Aldo Bumçi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se Rama është shkaktari i kësaj krize dhe i si tillë duhet të largohet.

Ai tha se kursi i opozitës në raport me qeverinë nuk do të ndryshojë.

Aldo Bumçi: Absolutisht shkaktari i krizës do të largohet. Ne do të donim të ishte larguar, do kërkojë pak më shumë kohë, por asgjë nuk vjen pa mund dhe durim. Ne do të donim që kriza të zgjidhej për 3 muaj, do kërkojë 5 muaj, 6 muaj. Ne nuk do ndryshojmë nga kursi jonë, njerëzit tregojnë që janë aty.

Bumçi tha se publikimi i dy raporteve të fundit të DASH tregon që ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare.

Aldo Bumçi: Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare. T’ju them zërat pro nesh. Kemi DASH që në dy raporte brenda këtij viti, ka nxjerrë dy raportet më kritike për Shqipërinë. I pari në fillim të vitit në shkurt për trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave dhe ai djeshmi për klimën e biznesit. Dy raporte me kritike nuk ka pasur kurrë. Ne i ndajmë këto raporte. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular