BallinaUncategorizedDyfytyrësia me video/ Kur Rama bërtiste: “Hap kutitë ose largohu”

Dyfytyrësia me video/ Kur Rama bërtiste: “Hap kutitë ose largohu”

Edi Rama me atë që opozita po e quan si organizata socialiste e KQZ ka rrefuzuar të hapi kutitë e votimeve të 30 qershorit, sipas një kërkese të Bindjes Demokratike. KQZ po organizon një farsë brenda farësës duke hapur vetëm 11 kuti në rrethin e lezhës sipas një kërkese të ish deputetetit kaubojs, Eduart Ndocaj.

Por edhe në Lezhë, komisioni rrefuzuar të hapë kutinë e materialeve zgjedhore për të bërë krahasimin mes listës së zgjedhëzve dhe votave që gjenden në kuti.

Por kjo estradë, kur Rilindja vodhi edhe votat e votimeve që organizoi vetë është shumë interesantë të krahasohet me periudhën e pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kur Edi Rama duke pretenduar se Berisha e kishte vjedhur filloi fushatën: “Hap kutitë ose largohu”.  Lapsi.al e ka gjetur videon e kësaj parodie. Ajo nuk është interesantë vetëm për të parë se si Rama propogandon hapjen e kutive që rrefuzon ta bëjë sot, por edhe për të parë gjithë analizën që është e vlefshme për të bërë opozitën më të mirë të rregjimit që ka ngritur sot.

Ai flet për pushtetin që ka kapur shtetin, për blerjen dhe heshtjen e shoqërisë civile, për bojkotin e parlamentit ku opozita nuk mund të bëhej fasadë, për kuvendin që hiqej sikur ishte legjitim…

Sot Edi Rama e ka ndryshuar slloganin: “As nuk i hap kutitë, as nuk dua të largohem”. Por fjalimi i tij i dhjetë viteve më parë ka një vlerë të veçantë, sepse ai mund të shërbente me të gjithë argumentat, si një platformë për ata që duan të rrëzojnë Ramën sot. lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular