Analisti Mark Marku deklaroi këtë të premte se të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt diktaturës. Marku ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku tregoi edhe disa disa shenja të diktaturës ditët e sotme.
Mustafa Nano: Unë mendoj që Rama është një problem për vendin siç e beson dhe ti besoj. Ajo që ka ndërtuar Rama është diçka që nuk shkon, ka probleme, mirëpo Mark Marku dhe shumë të tjerë shpeshherë e paraqesin këtë që ka ndërtuar Rama si diktaturë. Mua këtu më kërcet pak. Më duket si një lloj teprimi që edhe lufta ndaj Ramës fillon dhe zhvleftësohet kur thua “Rama diktator”.
Mark Marku: Unë nuk mendoj që do shkojmë në diktaturë që të jemi të qartë sepse është e pamundur për kushtet, për kohën etj. Por të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt kësaj. Diktaturat dhe regjimet vendosen sipas rrethanave shoqërore, kanë specifika të ndryshme, nuk është diktaturë klasike. Jam dakord, në diktaturë nuk do isha sot se do vinin të më arrestonin këtu në studio, por ato që quhen diktatura moderne janë shumë më të kamufluara sidomos në një rend ku kryesisht është i prirur drejt demokracisë. Ku e gjykoj pse ka disa shenja të forta të diktaturës ose të derives totalitare? E para ka shkatërruar parimet e ekonomisë së tregut. Nuk ka konkurrentë, paratë shkojnë në mënyrë të projektuar tek 6,7, 8 vetë. Diktaturat godasin kryesisht konkurrencat ekonomike. Vendosin monopole, bëjnë arbitraritete. Kjo është shenja e parë. Ka çuar në eliminimin e të gjitha institucioneve që bëjnë atë balancën e pushtetit. Kjo është diktaturë, sepse demokracia kjo është, një institucion e pengon tjetrin. Rama e ka shumë problem që më pengon ky që të bëj këtë. Gjithë këtë sistem Rama ka shkuar duke e zhdukur pak nga pak dhe ka arrit në një parlament qesharak, që e kontrollon totalisht vetë, me bashki që i kontrollon vetë./ABC News Albania 24/7
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/07/12/mark-marku-shfaqjet-dhe-veprimet-e-rames-te-cojne-drejt-diktatures/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 79479 more Information on that Topic: startnews.news/2019/07/12/mark-marku-shfaqjet-dhe-veprimet-e-rames-te-cojne-drejt-diktatures/ […]
Comments are closed.